Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se ka kolona e pritje sërish në pikën kufitare në Merdare, ku qytetarët po presin deri në katër orë për të dalë nga territori i Kosovës.
Ndërsa në raport sqarohet se në pikën kufitare Mutivodë në dalje pritjet janë deri në tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet janë dy orë.
Në pikat tjera kufitare pritjet janë më të vogla.
Ndërkaq për të hyrë në Kosovë nuk ka pritje të gjata në asnjërën pikë kufitare.
Ndryshe, në muajin korrik bashkatdhetarët janë detyruar të presin në pikat kufitare me Serbinë për hyrje.
Pritjet më të gjata ishin regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje të kësaj pike bashkëatdhetarët janë detyruar të presin 40 minuta.
Gjendja në kohë reale në pikat kufitare mund të përcillet në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel