Një dozë e vetme e AstraZeneca ose Pfizer-BioNTech zvogëlon trajtimin spitalor me më shumë se 80%, sipas një analize në Angli të bazuar tek personat mbi 80 vjeç, të parët që u vaksinuan.
Të dhënat e Shëndetit Publik të Anglisë (PHE) treguan se efekti filloi në tre deri në katër javë pas vaksinimit.
Shkencëtarët e qeverisë e mbështetën rezultatin, por theksuan se do vazhdojë të qëndrojë domosdoshmëria e dy dozave për të siguruar mbrojtjen maksimale.
Gjetje të ngjashme u botuan po ashtu nga autoritetet shëndetësore skoceze javën e kaluar.
“Rezultatet e fundit të vaksinave janë zbulime të fuqishme”, tha Matt Hancock, sekretar i PHE, të hënën në një konferencë në Downing Street.
“Ato mund të ndihmojnë për të shpjeguar rënien e numrit të pacientëve të Covid 19 në njësitë e kujdesit intensive, midis moshave mbi 80 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ai.
“Të dhënat mund të rrisin shpresën për ndryshimin e jetesës në muajt e ardhshëm”, tha nënkryetari i përgjithshëm mjekësor i Anglisë, Prof Jonathan Van-Tam, në një konferencë për shtyp.
Më shumë se 20 milionë njerëz në Mbretërine e Bashkuar (MB) kanë marrë dozën e parë të një vaksine. E llogaritur kjo në mbi një të tretën e popullsisë së rritur.
Rreth 104 vdekje janë rregjitruar brenda 28 ditëve, si dhe 5 mijë e 455 raste të reja.
Ndërkohë kryeministri Boris Johnson, ishte shprehur më herët se MB ka praktikuar “një nga regjimet më të ashpra kufitare në botë për ndalimin e njerëzve që vijnë në këtë vend të cilët mund të kenë variante shqetësimi”, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë pretendimet e disa zërave për vonesa në karantinimin e personave që vijnë nga jashtë, pas identifikimit të gjashtë rasteve me një variant të ri.
Zyrtarët shëndetësorë kanë qenë në gjendje t’i kontaktojnë të gjithë, përveç njërit prej tyre.
“Nuk ka asnjë provë që personi i infektuar nuk kishte ndjekur rregullat e karantinës në shtëpi. Zyrtarët vazhdojnë të kërkojnë individin”, tha sekretari i shëndetësisë së Anglisë, Matt Hancock.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Financial Times dhe OpenAI nënshkruajnë partneritet për licencimin e përmbajtjes
-
Sulmet izraelite lënë 27 të vdekur në Rafah, mes tyre 18 fëmijë
-
Një oficer ushtarak gjerman i akuzuar për spiunazh për Rusinë del në gjyq
Lajmet kryesore
-
Balla: 900 mijë pasagjerë më shumë në Rinas se vitin e kaluar, shtojmë 100 efektivë
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kërkohet vazhdimi i masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit