Albanian Post – redaksia Tiranë dhe Prishtinë
Skuadra jonë ka nevojë për gazetarë të rinj. Kërkesa ndaj tyre është të jenë me pasion dhe dëshirë për të mësuar profesionin e gazetarit, me vullnet për punë dhe kuriozë ndaj jetës.
Albanian Post ka këto kritere për ata të cilët do të duan të aplikojnë:
- Të zotërojë diplomë universitare apo të jetë në fund të kryerjes së masterit në këto fusha: gazetari, gjuhë dhe letërsi, sociologji, psikologji, juridik, ekonomik, shkenca politike e histori;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera të të shkruarit në gjuhën shqipe;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
- Njohuri të gjuhëve të tjera janë një plus;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Gatishmëri për të krijuar kontakte në terren, për të përcjellë trendin e ngjarjeve dhe të investigojë e eksplorojë tema të ndryshme politike e sociale;
- Gatishmëri për fleksibilitet në orar pune; Aftësi të mira organizative;
- Gatishmëri për punë në skuadër;
Aplikantët e interesuar duhet të:
- për redaksinë Tiranë të dërgojnë CV-në në e-mail-in: [email protected];
- Për redaksinë në Prishtinë të dorëzojnë CV-në fizikisht në zyrat e Albanian Post në “Lagjen Marigona” në Prishtinë, ose të dërgojnë CV-në në email-in: [email protected]
- Të sjellin shembuj të një shkrimi nga ana e tyre.
Pasi shqyrtohen CV-të e dërguara, personat e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pranë zyrave tona në qendër të Tiranës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’