Një gjykatë në Myanmar e ka dënuar ish-udhëheqësen e vendit Aung San Suu Kyi me gjashtë vjet burg pasi e shpalli atë fajtore për akuzat për korrupsion.
Qeveria e drejtuar nga ushtria që rrëzoi dhe më pas arrestoi Suu Kyi në shkurt 2021 pretendoi se ajo abuzoi me pozitën e saj për të marrë me qira tokë publike me çmime më të ulëta të tregut, si dhe për të ndërtuar një shtëpi me donacione të destinuara për qëllime bamirësie.
Nga ana tjetër, Suu Kyi i mohoi akuzat.
Gjyqi u mbajt me dyer të mbyllura, pa asnjë akses për publikun apo anëtarët e shtypit. Avokatët e Suu Kyi-t gjithashtu u penguan të diskutonin procedurat.
Katër muaj më parë, ajo u dënua me pesë vjet burg pasi u shpall fajtore për korrupsion.
Ish-udhëheqësja e Myanmar-it, 76 vjeçe, është arrestuar më 1 shkurt të vitit kaluar kur ndodhi grusht shteti ushtarak që e zhyti vendin në një krizë politike dhe në konflikt të përshkallëzuar.
Ajo është akuzuar për të paktën 18 vepra, duke filluar nga mashtrimi zgjedhor deri te shkelja e ligjit të sekreteve zyrtare. Akuzat e ndryshme përmbajnë dënime maksimale që mund të çojnë Aung San Suu Kyi që të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj në paraburgim.
Në rastin e parafundit, ajo u akuzua se kishte pranuar 11.4 kilogramë shufra ari dhe pagesa në para në vlerë prej 600 mijë dollarësh nga ish-kryeministri i Yangon, Phyo Min Thein.
Ekipi i saj ligjor i ka hedhur vazhdimisht poshtë akuzat si absurde, ndërsa grupet e të drejtave të njeriut i kanë përshkruar ato si një përpjekje të qartë për të hequr Aung San Suu Kyi nga politika.
Ushtria është përballur me kundërshtime të forta ndaj sundimit të saj, duke përfshirë edhe lëvizjet paqësore pro-demokratike të protestës, dhe një rezistencë të armatosur, me civilë që marrin armët në përgjigje të sulmeve ushtarake.
Junta ka përdorur dhunë për të vendosur kontrollin e saj, duke nxitur OKB-në të paralajmërojë se abuzime të tilla mund të përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përmendur bombardimet e zonave të populluara me sulme ajrore, si dhe raportet për vrasje masive të civilëve dhe torturat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Macron dëshiron të hapë debatin mbi parandalimin bërthamor evropian
-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
“Po mbahet në një burg ferri”, Daily Mail shkruan për arrestimin e Sadik Durakut në Serbi i akuzuar për “krime lufte”
Lajmet kryesore
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
A mund ta përballojë BE-ja zgjerimin me Ukrainën dhe Ballkanin?
-
Macron dëshiron të hapë debatin mbi parandalimin bërthamor evropian
-
Përkrahja e Kurtit s’i ndihmoi VLEN-it t’i fitojë zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë