Real Madrid-i është gati të bëjë hapin e madh për Kylian Mbappe-n. Nga Spanja raportohen lajme se Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez-i, do të nxjerrë në shitje dy “9” e ekipit.
Luka Joviç dhe Mariano Diaz, janë dy të sakrifikuarit, mbi të cilët rëndon një lumë i madh kritikash, mbi paraqitjet e tyre.
Serbi Joviç, ndryshe nga ajo që tregon në Frankfurt, në Madrid ishte në krizë totale goli, duke mos e treguar veten, sidomos kur përballë kishte Karim Benzema-n, me të cilin humbi çdo duel.
Situatë e ngjashme edhe për domenikanin Diaz. Në ndryshim nga Joviç-i, ai luan aktualisht në Madrid dhe me dëmtimin e Benzema-s ka patur mundësin të marrë më shumë minuta. Por, nuk ka treguar cilësit e duhura për të mbajtur fanellën e Real-it edhe për sezonin tjetër.
Tashmë vëmendja e Perez-it është hedhur te sistemimi i dy lojtarëve, përpara se të futet në trantativa serioze për të sjellë Mbappe-n në Madrid. Shifra që kërkon të përfitojë Real-i, nga të dy lojtarët është rreth 50 milionë euro.
Për Joviç-in kanë shfaqur interes disa ekipe mes të cilave vetë Eintracht Frankfurt-i, Chelsea dhe Inter-i. Per Diaz-in interesohen Sevilla dhe Lyon-i.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës