G7 kanë thënë se mbeten “thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi serioz” i paraqitur nga veprimet e Rusisë rreth termocentralit bërthamor të Ukrainës Zaporizhzhia.
Ata thonë se veprimet e forcave të armatosura të Rusisë po rrisin ndjeshëm rrezikun e një aksidenti apo incidenti bërthamor dhe po rrezikojnë popullsinë e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar.
G7 përsërit “dënimin e tyre më të fortë” të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin ata e quajnë një “luftë agresioni të paprovokuar dhe të pajustifikueshme”.
Ata thonë se veprimet e Rusisë minojnë gjithashtu aftësinë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të monitoruar sigurinë e aktiviteteve bërthamore në Ukrainë.
Vendet e G7-ës i kanë bërë thirrje Moskës që “i kthejë menjëherë kontrollin e plotë” Ukrainës.
Stafi ukrainas që operon fabrikën “duhet të jetë në gjendje të kryejë detyrat e tij pa kërcënime apo presione. Është kontrolli i vazhdueshëm i Rusisë mbi uzinën që rrezikon rajonin”, thanë ministrat e jashtëm të G7 në një deklaratë.
“Federata Ruse duhet të tërheqë menjëherë trupat e saj nga brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe të respektojë territorin dhe sovranitetin e Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qoku me akuza rënda për liderët e “Frontit Evropian”: E kanë Vuçiçin, ne kemi Albinin
-
Izraeli mësyn Rafahun, ka pasur shpërthime të shumta
-
Erdogan i kërkon Perëndimit të bindë Izraelin të pranojë armëpushimin
-
Taravari, simpatizantëve të “VLEN-it: Pata ofertë nga Ahmeti, zgjodha të jem me ju – bashkëpartiakët e mi s’munden ta refuzojnë
Lajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo