Stil

Vajza e Will dhe Jada Smith flet për herë të parë pas incidentit të babait në Oscars


Willow Smith

Willow, vajza e Will dhe Jada Smith, ka folur për herë të parë pas incidentit që shkaktoi i ati, duke thënë vendimi për të goditur me shuplakë prezantuesin e Oscars, Chris Rock, pas shakasë së tij për alopecinë e nënës së saj, ka ndikuar te ajo dhe e gjithë familja.

“Më tronditi po aq sa edhe demonët e mi të brendshëm”, tha ajo, kur u pyet nëse zemërimi i mëvonshëm i mediave (dhe rrjeteve sociale) kishte një efekt mbi të, apo aftësinë e saj për të qenë kreative.

Në një intervistë për “Billboard”, Willow, e cila ishte gjithashtu e pranishme në natën e Oscars, vazhdoi të thoshte se nuk është naive ndaj të dëmeve që mund të pësojnë anëtarët e familjes së saj, duke shtuar se si çdokush edhe ata janë njerëz.

Willow dhe Will Smith

“Unë e shoh gjithë familjen time si njerëz. Unë i dua dhe i pranoj në njerëzimin e tyre. Për shkak të pozitës në të cilën ndodhemi, njerëzimi ynë ndonjëherë nuk pranohet dhe ne detyrohemi të veprojmë në një mënyrë jo të shëndetshme dhe të ndershme.” tha ajo në një intervistë për mediat e huaja.

Nga ana tjetër, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk ishin të bindur me fjalët e Willow, pasi sipas tyre: “edhe ne jemi njerëz, por nuk u japim shuplakë të tjerëve në TV”; “kemi disa rregulla dhe respekt”;

Dhe “shumica e njerëzve nuk shkojnë vërdallë duke u dhënë shuplaka njerëzve të tjerë” – ishin disa prej komenteve që goditën edhe një herë vajzën e Will Smith.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore