Pozitive shtyrja e implementimit të reciprocitetit për targa dhe kartat e identitetit, thotë De Riu
Për ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, vendimi i Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e implementimit të masës për targa dhe dokumente të përkohshme për qytetarët e Serbisë është pozitive.
Ai më tej ka bërë të ditur se Italia mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Autoritetet e Kosovës duhet të bëjnë çdo përpjektë për të komunikuar qartë qytetarëve që banojnë në Veri, procedurat e reja për hyrjen dhe daljen e njerëzve dhe automjeteve, duke siguruar një kohë të përshtatshme për zbatimin e tyre”, ka thënë De Riu, në një prononcim për agjencinë e lajmeve Italiane “Nova”.
Sipas diplomatit italian, Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen me të vërtet për të siguruar që lëvizja e lirë e qytetarëve të tyre të sigurohet në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian.
“Është e nevojshme ulja e tensioneve pasi në Kosovës pikërisht këto ditë arrin mesazhi i paqes përmes ‘Sunny Hill Festival’ nga data 4-7 gusht me promovimin e këngëtares Dua Lipa, ku do të merr pjesë edhe këngëtari italian, Mahmood”, ka shtuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Tension në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, qytetarët heqin kordonin policor
-
Putini betohet në mandatin e tij të pestë si president
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet