Gjatë ditës së hënë, më 1 mars, Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) iu dhuruan mbi 1 mijë e 200 armë të llojit M4.
Dhurata iu bë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), e cila kap vlerën e 1.2 milionë dollarëve amerikanë.
Gjatë dorëzimit të armëve, prezente ishte ministrja e Mbrojtjes së RMV-së, Radmila Sekerinska, dhe ambasadorja e SHBA-së, Kate Burns.
“Bëhet fjalë për një projekt të madh të financuar nga qeveria e SHBA-së, që po ndihmon në modernizimin dhe pajisjen e forcave tona ushtarake”, deklaroi Sekerinska.
Ministrja theksoi faktin se tani RMV-ja siguron armë të kalibrit 5.56.
“Të cilat janë standard i vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)”.
Për më tepër, ajo shtoi se nga buxheti i shtetit janë alokuar fonde shtesë për mbrojtjen dhe modernizimin e kapaciteteve të armatës.
“Këtë vit, për herë të parë, kemi arritur të sigurojmë një rritje në buxhetin e mbrojtjes dhe një rritje të përqindjes që do të shkojë drejt pajisjeve dhe modernizimit”.
Gjithashtu ajo tha se tashmë në RMV pritet që, në vijim të projekteve me SHBA-në, të arrijnë automjete të blinduara.
“Kemi mbështetje të vazhdueshme si financiare ashtu edhe në pajisje”.
Burns deklaroi se dorëzimi i pushkëve automatike është një shembull se si të dy vendet punojnë së bashku për të siguruar ndërveprime.
“Është një njohje e angazhimit të RMV-së për të zbatuar një projekt të madh siç është modernizimi i Armatës. Do të vazhdojnë të jemi një partner strategjik në procesin e mëtejshëm të modernizimit ushtarak”, e mbylli ambasadorja.
Kujtojmë se një javë më parë, Sekerinska prezantoi investimet për zhvillimin e poligonit në Krivolak. Gjithashtu në vijim u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit të Mbrojtjes mes RMV-së dhe SHBA-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”