Tani edhe zyrtarisht Gianluca Scamacca është pjesë e West Ham United-it.
Klubi anglez do të paguaj në total shumën prej 36 milionë euro dhe gjashtë të tjera do të shkojnë në formën e bonuseve.
Gjithashtu klubi italian ka bërë një biznes të mirë me 23-vjeçarin pasi Sasuolo ka arritur të ruaj edhe 10% të kartonit të sulmuesit të Kombëtares së Italisë në rast të një shitje të mundshme në të ardhmen.
Italiani do të nënshkruaj një kontratë pesë-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër vit dhe testet mjekësore do të kryhen gjatë ditës së marte.
Për klubin londinez, Scamacca është blerja e katërt në këtë afat kalimtar veror.
Sulmuesi shkëlqeu në sezonin e tij të fundit në Itali duke shënuar 16 gola në 36 ndeshje.
West Ham ishte shumë pranë nënshkrimit edhe të Armando Brojës, por për shqiptarin ndërhyri trajneri Thomas Tuchel, i cili insiston që 20-vjecari të jetë pjesë e Chelsea-t për sezonin e ri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare