Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag, iu ka bërë të ditur drejtuesve të klubit që duhet ta transferojnë një mesfushor me klasë gjatë kësaj vere.
Emri i preferuar i trajnerit holandez ishte Frenkie De Jong i Barcelonës, por pista që të çon te ky futbollist është komplikuar, pasi që vetë futbollisti si duket dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”.
Të gjendur para kësaj pozite të vështirë, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur të mendojnë për një tjetër zgjidhje, e cila në fakt lidhet me një objektiv të së kaluarës.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, drejtuesit e United janë hedhur sërish në sulm për transferimin e mesfushorit të Lazio-s, Sergej Milenkovic-Savic.
Milenkovic-Savic prej kohësh përflitet se do të largohet nga kryeqyteti italian, mirëpo në fund përfundon sërish me fanellën bardhekaltër.
Kërkesa e presidentit të Lazio-s, Claudio Lotitto-s nuk ndryshon, i cili kërkon të paktën 70 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin 27-vjeçar.
Edhe futbollisti e pëlqen një destinacion drejt Manchester-it, ndërsa tashmë i takon drejtuesve të United t’i bindin ata të Lazio-s për ta liruar mesfushorin në fjalë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”