Amber Heard paraqiti zyrtarisht një mocion për të apeluar vendimin në gjyqin shumë të përfolur me ish bashkëshortin e saj, Johnny Depp.
Ekipi ligjor i Heard citoi se “gjykata bëri gabim që pengoj një vendim të drejtë në përputhje me Amendamentin e Parë”.
“Prandaj ne po apelojmë vendimin”, ka thënë ekipi i saj në një deklaratë për gazetën “EW”.
“Ndërsa ne e kuptojmë se regjistrimi i sotëm do të ndezë zjarret në Twitter, ka hapa që duhet të ndërmarrim për të siguruar drejtësi”.
Në qershor juria kishte vendosur se Heard shpifi qëllimisht dhe me keqdashje ndaj Depp-it, kur ajo shkroi shkrimin e saj në Washington Post në vitin 2018, në të cilin ajo paraqitej si një e mbijetuar e dhunës në familje.
Aktorit 59, vjeçar iu dhanë 10 milionë dollarë për dëmet kompensuese dhe pesë milionë dollarë për dëmet ndëshkuese.
Ndërsa ylli i “Aquaman” fitoi vetëm një nga tre pretendimet e saj kundër padive, të cilat lidheshin me deklaratat e bëra nga avokati i Depp-it që sugjeronte se ajo dhe miqtë kishin hedhur mbeturina në apartamentin e tyre përpara se të thërrisnin policinë.
Juria përfundimisht i dha asaj vetëm dy milionë dollarë dëmshpërblim nga 100 milionë dollarët që ajo kërkonte.
“Më thyhet zemra që mali i provave ende nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit joproporcional të ish-bashkëshortit tim”, tha Heard pas vendimit, duke shtuar: “jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera”.
Depp tha se ishte “me të vërtetë i përulur” në deklaratën e tij: “të flasësh të vërtetën ishte diçka që ua detyroja fëmijëve të mi dhe të gjithë atyre që kanë qëndruar të palëkundur në mbështetjen e tyre për mua. Ndihem i qetë duke e ditur që më në fund e kam arritur këtë”.
Dorëzimi i apelit vjen pasi një gjykatës refuzoi kërkesën e Heard për një gjykim në fillim të këtij muaji. Ekipi ligjor i Heard përmendi mashtrimin e jurisë, duke pretenduar se një anëtar i jurisë në gjyq nuk ishte thirrur në fakt për të shërbyer për detyrë. Dy juristët, të cilët banojnë në të njëjtën shtëpi, kanë të njëjtin emër, tha ekipi ligjor në dokumentet e gjykatës.
Gjykatësi kryesues, Penney Azcarate, hodhi poshtë mocionin, të cilin ekipi i Depp e quajti “të dëshpëruar” dhe “të pavlerë”.
Kur u arrit për koment mbi apelin të enjten, një zëdhënës i Depp tha për “EW” se: “juria dëgjoi provat e gjera të paraqitura gjatë gjyqit gjashtë-javor dhe arriti në një vendim të qartë dhe unanim që vetë e pandehura e shpifte zotin Depp në shumë raste. Ne mbetemi të sigurt në rastin tonë dhe se ky aktgjykim do të qëndrojë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meryl Streep bën shaka duke thënë se Nicole Kidman është aq e mirë në aktrim saqë është “traumatizuese”
-
“The Strike”, një betejë për të ndalur izolimin e pafund të burgosjes
-
Policia franceze thërret legjendën e kinemasë, Depardieu, për sulme të dyshuara seksuale
-
There’s Still Tomorrow – Filmi që mundi Barbie-n në Itali
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE