Futbollisti brazilian, Marcelo, ka mbetur pa klub pasi që përfundoi aventurën 15-vjeçare me Real Madrid-in.
34-vjeçari e mbylli në mënyrën më të mirë aventurën në kryeqytetin spanjoll, duke fituar në sezonin e fundit Ligën e Kampionëve she Superkupën e Spanjës.
Ai tani është futbollisti me më së shumti trofe të fituar në historinë e Real-it.
Dëshira e mbrojtësit anësor është të provojë një tjetër aventurë në futbollin evropian.
Rikthimi në Brazil është shtyrë, ndërkohë që dy klube të Francës po garojnë për shërbimet e lojtarit latin.
Lyon është gati t’i ofrojë një kontratë dhe një post titullari në skuadër, por Marcelo-n e do edhe skuadra tjetër franceze, Marseille.
“RMC Sport” raporton se Igor Tudor, trajneri i ri i Marseille, u ka kërkuar drejtuesve të arrijnë një marrëveshje me mbrojtësin e majtë.
Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e re e brazilianit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE