Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka hedhur poshtë raportet se ai dështoi në testet mjekësore me klubin francez Rennes.
Francezi ishte afër t’i bashkohej Rennes në një huazim për një sezon nga Barcelona, por marrëveshja tani është pezulluar. TV3 katalanas raporton se Umtiti dështoi në testet mjekësore këtë javë me Rennes.
Por lojtari shkroi në Instagram: “Kur gënjeshtra merr ashensorin, e vërteta merr shkallët. Duhet më shumë kohë, por gjithmonë përfundon duke mbërritur”.
Umtiti, 28 vjeç, është nën kontratë me Barcelonën deri në qershor 2026 dhe është vendosur në listën e transferimeve në merkaton e fundit.
Umtiti është ndër lojtarët që Barcelona dëshiron të shohë të largohet këtë verë për të ulur faturën e pagave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta “harron” Dumanin – akuza dhe paralajmërime për kundërshtarët
-
Realizuam procedurën e paraaplikimit në SEPA, thotë ministri Mete
-
Houthit e Jemenit dëmtojnë cisternën e naftës, rrëzojnë dronin amerikan
-
Raporti i DASH-it përmend Rozeta Hajdarin e Liza Gashin si të dënuara për mos-deklarim të pasurisë