Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Donjeta Sahatçiu ka reaguar lidhur me shkarkimin e kryeshefit të ndërmarrjes “Pastrimi”, Burim Kelmendi.
Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se nis kapitulli i ri me ndërmarrjen ‘Pastrimi’ si dhe menaxhimin e ndërmarrjeve.
“Prej sot fillon kapitulli i ri për Prishtinën e pastër. Fillim i ri me KRM “Pastrimi”. Fillim i ri me menaxhim të ndërmarrjeve publike lokale në Prishtinë. Kështu politika bëhet shembull i mirë për të mirën e përbashkët, vlerën publike”, ka shkruar ajo.
Ndërsa ka theksuar se Prishtine nuk guxon të jetë në këtë gjendje me mbeturinat.
“Prishtina nuk guxon t’jetë në këtë gjendje me menaxhim të mbeturinave as edhe një ditë tjetër. Ecim tutje”.
Bordi i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, të premten e 8 korrikut ka shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, Burim Kelmendin, me pretendimin se i njëjti ka keqmenaxhuar ndërmarrjen.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes njoftimit për media.
“Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm”.
Ndryshe, kompania “Pastrimi”, ka më shumë se një muaj që po linte bërllokun në kontejnerë.
Për këtë problematikë ankesa të shumta janë pranuar nga qytetarët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”