Agjencia e Shëndetit Publik në Angli (PHE) ka publikuar së fundmi raportin e tij të shtatë mbi përdorimin e pajisjeve vaping në Angli. Rezulton se pajisjet alternative me nikotinë janë një mënyrë efektive (për lënien e cigares).
Duhanpirësit, kryesisht nga shtresat e varfra besojnë se alternativat janë po aq të dëmshme sa janë cigaret po aq sa pirja e cigareve. Ndërkohë kjo nuk është e vërtetë.
Raporti sjell një vështrim të thelluar mbi efektivitetin e lënies së cigareve përmes pajisjeve alternative me nikotinë. Gjithashtu ofron një përditësim mbi perceptimin e njerëzve për rrezikun qe vjen nga konsumi i cigares krahasuar me alternativat pa tym.
Gjëja më e mirë që një duhanpirës mund të bëjë është të lërë plotësisht pirjen e cigareve dhe provat tregojnë se produktet alternative janë një nga ndihmat më efektive për këtë qëllim, duke ndihmuar rreth 50,000 duhanpirës në një vit.
Çfarë u evidentua më së shumti në raporti ishin zgjedhjet e duhanpirësve në Angli, që u përpoqën të linin cigaren në vitin 2020. Si ndihmesë 27.2% e tyre përdorën pajisjet Vaping, 18.2% u drejtuan tek produktet e terapisë zëvendësuese të nikotinës (NRT) (të tilla si leukoplast dhe çamçakëzi) dhe
4.4 % përdorën ilaçet me recetë nga mjeku. Përpjekjet për lënien e cigaren duke përfshirë pajisjet vaping të kombinuara më ndihmën e specialistëve kanë rezultuar 74% të suksesshme gjatë 2020.
Ann McNeill, Profesore në King’s College, London dhe autorja kryesore e raportit shpjegon se “ky raport mbledh së bashku gjetje të studimeve mbi shërbimet ndihmëse për lënien e cigares, nga ku rezulton se pajisjet alternative me nikotinë janë një mënyrë efektive.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës