Kryeministri i Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se qyteti më i madh i vendit, Auckland, do të mbyllet për shtatë ditë nga e diela e 28 shkurtit, pas shfaqjes një rasti të ri lokal të coronavirus-it me origjinë të panjohur.
Ky vendim vjen dy javë pasi 2 milionë banorë të Auckland-it u bllokuan për shkak se një familje prej tre personash u diagnostikuan me variantin më të transmetueshëm të coronavirus-it në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas zyrtarëve, pacienti shfaqi simptoma të martën dhe konsiderohet se ka qenë potencialisht infektiv që nga e diela. Personi vizitoi disa vende publike gjatë asaj periudhe.
“Bazuar në këtë, ne jemi në pozitë fatkeqe, por të domosdoshme për të mbrojtur përsëri Aucklanders”, tha Ardern.
Mbyllja me kufizime të nivelit 3, do t’i lejojë njerëzit të largohen nga shtëpia vetëm për pazar dhe punë thelbësore.
Vendet publike do të qëndrojnë të mbyllura. Kufizimet në pjesën tjetër të vendit do të jenë të nivelit dytë.
Zelanda e Re, një nga kombet më të suksesshme në kontrollimin e përhapjes së pandemisë, ka pasur pak më shumë se 2 mijë raste të coronavirus-it që nga fillimi i pandemisë.
Kufizimet e reja e komplikuan garën e jahteve të Eventit të Kupës së Amerikës të planifikuar të fillojë në 6 Mars në portin e Auckland.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës