Patate krokante me hudhër dhe piper djegës
Shumë mund të mendojnë se patatet e pjekura nuk kanë nevojë për recetë. Megjithatë, si me shumicën e pjatave të thjeshta, ka truke të vogla për përgatitjen e patateve të pjekura – si t’i bëni ato ashtu siç dëshironi: krokante, aromatike dhe të shijshme.
Përbërësit:
500 g patate
5 lugë vaj ulliri
Piper djegës i bluar
Piper i zi
2 lugë bukë thërrime
3 thelpinj hudhre
Përgatitja:
Qëroni patatet, pritini në feta dhe vendosini në një enë pjekjeje. Lyejmë patatet me vaj ulliri dhe i përziejmë me kripë, piper, piper djegës, hudhër dhe thërrime buke. Piqeni në furrë të nxehur në 190 gradë për rreth një orë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com