Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për ngritjen e çmimeve të produkteve.
Pro miratimit të rezolutës votuan vetëm 24 deputetë opozitarë, ndërsa kundër ishin 47 deputetët e mazhorancës.
Gjatë seancës ka pasur debate të ashpra mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Seanca e Kuvendit u mbajt me kërkesë të opozitës, për t’u diskutuar heqja e mundshme e akcizës dhe TVSH-së për naftën, meqë opozita e cilëson si lëndë të parë për shumë produkte të tejra dhe kështu ndikon në rritjen e çmimit të shumë produkteve.
Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur shumë kritik për propozimet e opozitës për ulje të TVSH-së dhe akcizës për tre muaj me mundësi për tre të tjerë.
Sipas Kurtit, “populli nuk jeton veç tre apo gjashtë muaj”.
“Këto propozime tregojnë gjithashtu se e keni të huaj vizionin dhe planifikimin. Nuk jeton populli veç tre muaj apo gjashtë muaj. Shumë shtete që kanë bërë ulje të TVSH-së apo akcizës, janë penduar kur ka kaluar ai afat. Është e nevojshme të ndihmohen shtresat e nevojshme, pa e dëmtuar buxhetin. 3+3 është shprehje e mungesës së idesë”, deklaroi Kurti.
Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se kryeministri Kurti nuk po bën asgjë dhe s’po merr asnjë vendim.
Si kundërshtar politik i Kurtit, Abdixhiku thotë se kjo i konvenon shumë.
“Zgate zot”, tha ai në fjalimin e tij në seancë të Kuvendit të Kosovës.
Por, kjo mosbërje po e dëmton shtetin dhe qytetarët, prandaj “bëj diçka Albin, bëjë një vij, leje një shenjë diku”.
“Bëhu i guximshëm. Mos u fut në paranoja, s’kemi hile në këtë propozim për heqje të akcizës dhe TVSH-së. Mos-bërja është njëjtë sikur korrupsioni, të dyja të varfërojnë. Ti po i varfëron të gjitha shtresat”.
Sa për politikisht, Abdixhiku tha se Kurti po bënë atë që i konvenon atij si opozitar.
“Politikisht je duke shkuar ku kam dëshirë të shkosh, si kundërshtar politik, veç vazhdo. Zgate zot”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Punëtorët e ndihmës në Lampedusa dënojnë planin e Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën, pas vizitës së Cleverly
-
Biden dhe Netanyahu flasin, ndërsa presioni rritet mbi bisedimet e armëpushimit në Rafah dhe Gaza
-
Çfarë parashikon projektligji me kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro?
-
Afganët e ‘harruar’ në Shqipëri në pritje të vizave amerikane