Kreu i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një takim me anëtaret e forumit të gruas, tha se protesta e 7 korrik do të jetë “preludi” i sezonit të protestave.
Berisha, u shpreh protestat janë një domosdoshmëri për të rrëzuar “regjimin monist” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Lideri demokrat siguroi që 7 korriku do të jetë protesta më e madhe që është organizuar ndonjëherë.
“Nuk e kemi të fshehur, por të hapur. Qëndrimi ynë, platforma jonë krahas parlamentit dhe formave të tjera do jetë protesta, protesta dhe vetëm protesta. Protestën e datës 7 korrik e kemi preludin dhe do bëjmë gjithçka për një protestë më të madhen që mund të kemi organizuar. E kemi preludin e sezonit të protestave kundër regjimit monist të Edi Ramës”.
Protesta ndau PD-në
Berisha, ka konfirmuar bojkotimet e para dhe pjesëmarrjet nga radhët e demokratëve.
Figura si Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ferdinand Xhaferaj deklaruan se nuk do të marrin pjesë në protestën, e cila ende nuk ka një vendndodhje të përcaktuar.
Alibeaj rikonfirmoi bindjen se nuk mund të jetë Sali Berisha “përfaqësimi i atyre njerëzve, të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër”.
“Jo, nuk do të marr pjesë në protestë. Unë jam plotësisht dakord për të marrë pjesë në çfarëdolloj proteste që ka të bëjë me problematikat e qytetarëve, por kjo protestë nuk ka të bëjë me problematikat e qytetarëve”, deklaroi deputeti Ferdinand Xhaferaj.
Ndërsa protagonistë të tjerë brenda selisë blu, si: Grida Duma, Oriola Pampuri, Tomor Alizoti, Ervin Salianji deklaruan se do të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut.
“Unë jam pro protestave, besoj se protesta do të bashkojë demokratët, pastaj çfarë do të bëjë hierarkia lart është punë tjetër”, shtoi deputetja Grida Duma.
Thirrja fillestare për protestën u bë nga Berisha në oborrin e Kuvendit. Asokohe, ai ftoi gjithë qytetarët shqiptarë për të marrë pjesë në “protestën madhështore” në orën 19:00.
“Kjo nuk është një protestë vetëm e PD-së. Është një protestë e shoqërisë civile”, vijonte ish-kryeministri.
Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar kreun demokrat, Sali Berisha, si bashkëpunëtor të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviçit.
Balla tha se Berisha për disa vite ka furnizuar makineritë e luftës me karburant, gjë që, sipas tij, e konfirmojnë edhe raportet amerikane.
“Gjenocidi serb, nga ushtria jugosllave është ushqyer me naftën prej teje. Kjo çështje nuk mbyllet sot. Në 25 prill të 1995, pra rreth 3 muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedie, gazeta New York Times publikon një raport, ku thuhej se Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnjë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel