Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku pas një aksidenti humbën jetën nënë e bir, Policia ka dhënë versionin e saj përfundimtar se shkak i aksidentit është bërë “humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtueses” dhe fakti që nuk kishte përvojë në drejtimin e makinës.
Shkaqet dhe dinamika e aksidentit erdhi pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve përreth vendit të ngjarjes nga Policia e Beratit.
Sipas raportit të Policisë, shoferja e mjetit, 25-vjeçarja K.Xh dhe djali i saj 6 vjeç, S.Xh përfunduan në lumin Osum, pasi mjeti që nëna drejtonte, humbi kontrollin.
Sipas Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, shkak për aksidentin tragjik është bërë “humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtueses”.
Lajmi është bërë i ditur nga Specialisti i qarkullimit rrugor në DVP Berat dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore, inxhinieri Lorenc Tanushi.
Ky i fundit pohoi se humbja e kontrollit të mjetit erdhi si pasojë e mungesës së përvojës së 25-vjeçares për të ngarë makinën. Kjo, sepse viktima kishte vetëm pak javë që kishte marrë patentën dhe ishte një drejtuese e re në timon.
“Nga studimi i të gjitha kamerave të sigurisë është vërejtur manovrimi majtas-djathtas, karakteristikë kjo e drejtuesve të rinj, të pajisur me leje drejtimi. Aksi Ura e Goricës-Ura e Varur është një aks problematik dhe me risk, pasi ka shumë fluks mjetesh, si pjesë kryesore e segmentit rrugor nacional Lushnje-Skrapar”, deklaroi Tanushi.
Sipas tij, pas rikonstruksionit që u është bërë këtyre dy rrugëve, drejtuesit e mjeteve e kanë shtuar shpejtësinë e qarkullimit në to. Pikërisht për këto probleme të konstatuara, përfundoi Tanushi, është kërkuar pajisja me radar dhe mjete inteligjente.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet