Shqipëria

Makina përfundoi në lumë, nëna dhe fëmija humbin jetën në Berat


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e 27 qershorit në Berat, ku nëna me fëmijën kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Konkretisht në njoftimin e Policisë thuhej se shtetasja  K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore