Temperaturat e ulëta do të parandalojnë prishjen e shpejtë të ushqimeve dhe do t’ju lejojnë t’i konsumoni ato jashtë sezonit. Versionet e ngrira nuk përmbajnë baktere dhe nuk janë të prirura për t’u prishur, dhe ndonjëherë kanë më shumë vlera ushqyese se ushqimet e freskëta. Për këto arsye, është më mirë t’i blini këto pesë ushqime të ngrira sesa të freskëta.
Bizele
Bizelet e ngrira përmbajnë më shumë lëndë ushqyese se ato të freskëta dhe arsyeja qëndron në faktin se bizelet e freskëta humbasin vitaminat dhe mineralet brenda pak orësh ose ditësh nga vjelja. Versioni i ngrirë, nga ana tjetër, korret, përgatitet dhe ngrihet në momentet kur vlerat ushqyese të bizeles janë më të mëdha.
Mish viçi
Mishi i grirë prishet më shpejt se një pjesë e tërë mishi, sepse ky mish është më i ekspozuar ndaj oksigjenit. Në këtë formë mishi është më i ekspozuar ndaj baktereve, të cilat shumohen me shpejtësi, ndërsa versioni i ngrirë nuk do të lejojë formimin e baktereve.
Manaferrat
Mjedra, luleshtrydhet dhe boronicat janë fruta të ëmbla të verës, por shpesh ndodh që të kapet nga myku në raftet e dyqanit. Nga ana tjetër, frutat e ngrira nuk do të preken dhe do të jenë gati për konsum edhe kur sezoni i pjekjes nuk zgjat.
Brokoli
Vlerat ushqyese të brokolit nuk ndryshojnë me ngrirjen, ndërsa brokoli i freskët shumë shpejt do të zbehet dhe do të relaksohet. Do të qëndrojë i freskët për javë të tëra i ngrirë.
Mango
Problemi kryesor me zgjedhjen e mangos është gjendja e shkurtër e pjekurisë së përsosur. Por kompanitë ushqimore e dinë se kur është koha më e mirë për të mbledhur fruta dhe për të ngrirë, kjo është arsyeja pse versioni i ngrirë është një zgjedhje shumë më e mirë se ai i freskët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Drejtorët e Bashkisë Tiranë mbeten në burg, Apeli ia rrëzon kërkesën për lirim
-
Avokati i Popullit nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve, në ditën e lirisë së shtypit
-
Niger, trupa ruse hyjnë në bazën ku ndodheshin trupat amerikane
-
Shefi i OSBE-së: Kemi pasur rritje të dhunës ndaj gazetarëve në 12 muajt e fundit