Jens Stoltenberg, Sekretari i përgjithshëm i Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), ka marrë pjesë në një samit të Bashkimit Evropian për të diskutuar përparësitë e sigurisë dhe mbrojtjes për aleancën të premten e 26 shkurtit.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Stoltenberg u shpreh se trupat e NATO-s po bashkëpunojnë me strukturat civile për të luftuar pandeminë COVID-19, duke ndihmuar në ngritjen e spitaleve ushtarake në terren, transportimin e pacientëve dhe pajisjeve mjekësore, ndër përpjekjet e tjera.
“Fokusi jonë kryesor është sigurimi që kriza shëndetësore të mos shndërrohet në krizë sigurie. Roli kryesor i aleancës është të veprojë si një lidhje midis Amerikës së Veriut dhe Evropës”.
Sekretari gjithashtu mirëpriti mesazhin nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në lidhje me angazhimin e tij për të rindërtuar aleancat me Evropën.
Michel, theksoi se është i bindur se administrata e Biden-it ofron mundësi unike për të forcuar partneritetin mes NATO-s dhe BE-së.
Von der Leyen tha gjithashtu se bashkëpunimi me NATO-n ishte një përparësi kryesore, por duke reflektuar pikëpamjet e anëtarëëve të tjerë kryesorë të BE-së.
“Blloku, si një i tërë, ka më shumë detyra për stabilizimin dhe sigurinë, sesa detyrat brenda NATO-s. Dhe për këtë, ne duhet të jemi të përgatitur”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Sela porosi “kukullave” të Mickoskit: S’do të lejojmë që të përbuzet sakrifica e dëshmorëve
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel