Në sesionin e dytë të takimit me kryetarët e nënkryetarët e komunave të Kosovës, kryeministri Albin Kurti diskutoi për zhvillimin ekonomik dhe investimet, duke thënë se mbrojtja e parasë publike është parim kryesorë për udhëheqjen e politikave publike.
“Mbrojtja e parasë publike është parim kyç me të cilin duhet të udhëhiqen të gjitha politikat publike, e kjo arrihet vetëm nëpërmjet menaxhimit të mirëfilltë të financave publike”, ka thënë ai.
Kurti ka treguar se që nga fillimi i mandatit, kanë punuar në ndërtimin e mekanizmave që ndikojnë në avancimin e sistemit të buxhetimit e shpenzimit, e deri te vendosja e kontrolleve të brendshme për të siguruar mirë menaxhim e llogaridhënie.
“Në këtë drejtim, kemi punuar në koncept-dokumentin për menaxhimin e financave publike, që shënon hapin e parë në drejtim të avancimit të legjislacionit, i cili ndërlidhet me forcimin e sistemit aktual të financave publike dhe adresimin e mangësive në arkitekturën aktuale administrative”, deklaroi ai.
Duke folur për angazhimin e qeverisë për mbështetjen e nivelit komunal, me qëllim të rritjes se mirëqenies së qytetarëve, kryeministri tha se si rezultat i rritjes rekord të të hyrave buxhetore, granti i përgjithshëm për vitin 2023, është miratuar nga Komisioni i Granteve me një rritje prej 32 për qind.
“Pra, kemi rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet të ndarë nga niveli qendror për nivelin komunal. E në këtë Komision miratuam edhe politika të reja si angazhimi i 59 konsulentëve të karrierës në shkollat e mesme të ulëta, rritjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në 500, shtimin e 30 profesionistëve të TI-së, rritjen e numrit të personelit shëndetësor në shëndetësinë primare prej 299 profesionistëve, dhe mundësimin e realizimit të vizitave për gra shtatzëna e fëmijë dhe persona në kujdesin paliativ”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti u kërkoi udhëheqësve komunalë, që të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin dhe të bashkërendohen më shumë me mërgimtarët nga komunat e tyre, për rritjen e investimeve në vendlindje.
Takimi punues me kryetarët e nënkryetarët e komunave të Kosovës, është organizuar nga zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi. Në sesionin e parë të takimit u diskutua për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, me theks te zbatimi i të drejtave të komuniteteve pakicë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Bislimi: Duhet të jemi gati për luftë
-
Rrëfimi rrëqethës i Ermal Metës për sulmet e panikut: Për një kohë të gjatë u vetësabotova, përfundova në telashe me sjellje të paqarta, terapia ishte themelore
-
Tornadot në Oklahoma vranë të paktën katër persona dhe lanë dhjetëra të plagosur