Për Partinë Demokratike të Kosovës, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, me mos votimin e projektligjit që do të mundësonte tërheqjen e një shume të caktuar nga Fondi i Kursimeve Pensionale, ka dëshmuar që janë kundër kërkesave të qytetarëve, të cilët po përballen me ngritjen enorme të çmimeve.
Me kundërshtinë, deputetët e mazhoritarë kanë vënë në pah që nuk janë deputetë të popullit, por shërbyes të kryeministrit.
“Në vend që të dilnin e të jepnin përgjegjësi para qytetarëve për gjendjen e rënduar që ka nxitur këtë nevojë për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga TRUST-i, sot kryeministri i vendit foli në Kuvend se si qytetarët e Kosovës nuk duhet të pyeten për vendimet që duhet të merren për jetën e tyre”, shkruhet në komunikatën për media.
Sipas, PDK-së, Qeveria aktuale po e vëzhgon rënien e lirë të ekonomisë së Kosovës dhe rrjedhimisht përkeqësimin e përditshëm të mirëqenies së familjeve kosovare.
“Rritja e çmimeve që ka shkaktuar kriza, bashkë me rritjen e çmimeve që qytetarëve ua ka imponuar qeveria, siç ishte rasti me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, e kanë bërë jetën në Kosovë vështirë të përballueshme. Prandaj, shumë qytetarë të vendit që deri dje kërkonin vende pune, sot po kërkojnë viza për të ikur nga Kosova”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it
-
Ndihma në Gaza do të bëhet funksionale në “dy-tre javë”
-
Abdixhiku kërkon vota për politikanin gjerman në prag të zgjedhjeve evropiane
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it