Ndeshja e parë e javës se 21 në Kategorinë Superiore, midis Teutës dhe Kukësit përfundoi në barazim 2-2. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, por u barazuan nga verilindorët.
Në “Niko Dovana” mbizotëroi një lojë e luftuar nga te dy kampet respektive. Pjesa e parë mbaroi me rezultatin 1-0 për durrsakët, që u falën një penalltie të shëndruar në gol, në minutën e 34′ nga Dejvi Bregu.
Goli i barazimit do të vinte në minutën e 70′ të takimit, nga i përherëshmi Patrick Friday Eze. Dy minuta më vonë, përsëri Bregu që shënon, duke dyfishuar rezultatin për vendasit.
Në minutën e 86′ të takimit, verilindorët barazuan me anë të Mate Tsintsadze-s. Minutat e mbetura të takimit nuk prodhuan ndryshim rezultati.
Kuksianët kërkuan me çdo kusht të ruanin barazimin. Në minutat shtesë arbitri nxori tre kartona të verdhë për miqtë.
Me rezultatin e arritur, Teuta ngjitet në vendin e tretë me 37 pikë, ndërsa Kukësi qëndron në vendin e pestë, me 30 pikë tashmë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”