Kosova duhet që patjetër të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur.
Kështu ka deklaruar Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të martën e 21 qërshorit, në një intervistë për kanalin televiziv TV24.
Këtë qëndrim, Pendarovski e ka mbështetur edhe me faktin që Kosova si shtet është më së largu kësaj iniciative nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë.
“Absolutisht”, u shpreh Pendarovski kur u pyet nëse Kosova duhet të jetë pjesë e kësaj iniciative.
“Por nga bisedat e mia të fundit me Presidenten e Kosovës (Vjosa Osmani) dhe më herët me kryeministrin (Albin Kurti) mendoj se momentalisht, janë më së largu nga i gjithë Ballkani Perëndimor prej “Ballkanit të Hapur”, tha ai.
Një kohë presidenti maqedonas ishte skeptik karshi kësaj nisme, “Ballkanit të Hapur”, kur ajo quhej “Mini Schengen”.
Sipas tij, kjo iniciativë nuk ka elemente politike, por vetëm një nismë e pastër tregtare dhe ekonomike e cila do të forcohet.
“Ajo që më forcon besimin se do të shkojmë drejt një nisme të pastër tregtare dhe ekonomike është se për herë të fundit si vëzhgues iu bashkuan kryeministri malazes Dritan Abazovic dhe ai boshnjak Zoran Tegeltija. Kjo është mirë”, ka përfunduar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Panderovski.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qoku me akuza rënda për liderët e “Frontit Evropian”: E kanë Vuçiçin, ne kemi Albinin
-
Izraeli mësyn Rafahun, ka pasur shpërthime të shumta
-
Erdogan i kërkon Perëndimit të bindë Izraelin të pranojë armëpushimin
-
Taravari, simpatizantëve të “VLEN-it: Pata ofertë nga Ahmeti, zgjodha të jem me ju – bashkëpartiakët e mi s’munden ta refuzojnë
Lajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo