Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta kundërshtoi projektin e Ballkanit të Hapur, duke e konsideruar si “ jo gjithëpërfshirës”.
Deklaratën e tij, Presidenti Meta e bëri si Folësi Kryesor në Forumin IX Global të Bakusë, Azerbajxhan për “Një Evropë në ndryshim dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor”.
“Ne duhet të përqendrohemi në zbatimin pa vonesë të Procesit të Berlinit dhe të mos shpërqendrohemi si dhe të mos ngatërrohemi nga qasjet alternative paralele jo gjithëpërfshirëse”, u shpreh Meta.
Kreu i Shtetit gjithashtu vuri në dukje se Procesi i Berlinit ‘ka si pjesë të tij BE-në” dhe “instrumente financiare për të mbështetur projektet e lidhjes”, ndërkohë që Ballkani i Hapur, jo.
“Ballkani i Hapur paraqitet si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE, duke e tjetërsuar rajonin si një komunitet politik hibrid”, deklaroi Meta.
Presidenti shtoi se Procesin e Berlinit e mbështesin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa “vetëm disa liderë mbështesin alternativën e Ballkanit të Hapur”.
Në samitin e fundit të Open Balkan, të mbajtur në Ohër, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, i janë shtuar edhe Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina. Këto dy të fundit, nuk janë ende anëtare, por po shprehin interes karshi iniciativës sa vjen e më shumë.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në samit duke e kundërshtuar vazhdimisht iniciativën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste