Vetëm gjatë ditës së enjte, në Kosovë pati alarme për bomba në 72 shkolla e në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Alarme të ngjashme të rrejshme në aeroport pati edhe disa ditë më herët. Por, këto kërcënime të shpeshta me bomba në Kosovë dhe vende të rajonit, janë paralajmërime ruse, vlerëson Nuredin Ibishi, Ekspert i çështjeve të sigurisë në Kosovë.
Ibishi ngre shqetësimin se këto kërcënime nuk duhet të tejkalohen pa u hetuar mirë dhe trajtuar seriozisht si problem edhe nga organizatat ndërkombëtare.
“Nuk është rasti i vetëm në Kosovë, kjo situatë alarmante është në gjithë rajonin që nga Kroacia, Serbia, Mali i Zi e Bosnje e Hercegovina. Organet e sigurisë duhet të ndërmarrin masat e evakuimit dhe dominimit e hetimit të rasteve. Gjithë kjo luftë speciale siç e kanë cilësuar shumë vende vjen në rajon në kohën e paralajmërimeve ruse për destabilizimin e rajonit – këto duhet të merren seriozisht dhe organet e hetuesisë ti marrin seriozisht dhe identifikimin e prejardhjeve të këtyre kërcënimeve”, thotë Ibishi në Klan Kosova.
“Këto kërcënime vijnë nga jashtë por shqetësuese është se besoj që këto kërcënime vijnë nga një organizatë e fuqishme. Mendoj se INTERPOL-i do të duhej të merrej me hetimin e kësaj çështje që po ndodhin në shumë vende”.
Tutje, Ibishi vlerëson se Kosova nuk ka kapacitete që të përballë e vetme këtë çështje – e për këtë duhet të shkëmbejë informacione me vendet fqinje.
“Ne nuk kemi kapacitete policore e as të inteligjencës për të ballafaquar këtë situatë për këmbimi i informacionit të inteligjencës me vendet fqinje është shumë i rëndësishëm për veprimin dhe zbulimin e këtyre rasteve”.
Pos tjerash, Ibishi, nuk përjashton mundësinë që këto kërcënime të kenë burim edhe Serbinë.
“Mund të thuhet se kanë ndërlidhje me alarmet në vendet fqinje pasi janë paralajmërime ruse por mund të kenë edhe burim Serbinë. Por, për këtë duhet të priten rezultatet e hetimeve” tha Ibishi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Varga: Rusia u përgatit për një kohë të gjatë për “frontin e dytë” në Ballkanin Perëndimor
-
Gjermani: Gjykata thotë se AfD dyshohet për ekstremizëm
-
Krasniqi: Shtetet evropiane treguan se s’u intereson fuqizimi i komuniteteve joshumicë me kushtëzimin e tyre për anëtarësim në KiE
-
Dërgohen në gjyq ish-drejtoresha dhe dy specialistë të ASHK Sarandë për shpërdorim detyre
Lajmet kryesore
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Inxhinieria dhe mjekësia në rritje, shkencat dhe artet me rënien më të madhe të studentëve
-
Blinken shfaqet papritur në Kiev
-
Osmani udhëton drejt Danimarkës për Samitin e Kopenhagës për Demokraci