Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një shtetas kosovar pasi po transportonte katër emigrant të paligjshëm me qëllim kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Konkretisht shtetasi P. G., 22 vjeç, banues në Kosovë, pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar me shpejtësi me mjetin tip “Audi”.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, të cilin më pas e kanë gjetur të braktisur në Fushë Krujë.
Në këtë mjet ishin pasagjerë katër emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë. Atyyre iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana drejt Kosovës, me automjetin “Audi”. Ky mjet rezultonte i marrë me qira në Kosovë.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht katër emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë