Menjëherë pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, se nuk do të marrin pjesë më 4 qershor, në seancën për votimin e emrit të presidentit të Shqipërisë, ka ardhur një reagim nga radhët e Partisë Socialiste.
Ishte Taulant Balla, kreu i Grupit të kësaj të fundit, i cili duke shtruar pyetjen “PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?!”, solli në vëmendje shprehjen e George Bernard Shaw.
“Të kërkosh suksesin, nuk do të thotë të mos bësh gabime, por të mos bësh të njëjtin gabim për herë të dytë, apo të tretë”.
Sipas tij, bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim.
“Ai është thjesht fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve”, përmbylli Balla.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak