![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/06/69469E1A-4052-4F94-9E00-3CCFBAC5F99E.jpeg)
Ndeshjet e Nations League ishin interesante dhe me shumë gola.
Dueli mes Spanjës dhe Portugalisë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Epërsinë të parët e morën Spanja, ku shënuan me anë të Alvaro Moratës në minutën e 25-të.
Por Portugalia barazoi rezultatin në minutën e 82-të me anë të Ricardo Horta-s, i cili u inkuadrua në lojë në minutën 72-të.
Portugalia dhe Spanja radhiten në pozitat 2 dhe 3, ndërsa Republika Çeke janë në vendin e parë, pasi mposhtën Zvicrën.
Në grupin e Kosovës, Greqia ka mposhtur Irlandën Veriore me epërsi minimale 1:0.
Ndërsa në grupin e Shqipërisë, Islanda dhe Israeli kanë barazuar me rezultat 2:2.
Edhe ndeshja mes Serbisë dhe Danimarkës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1, ku golin e shënoi Erling Haaland.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com