Berisha përlotet teksa i jep lamtumirën Nishanit: Do mbetesh i gjallë me veprat dhe fisnikërinë
Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përlotur teksa po lexonte fjalimin lamtumirës në nder të të ndjerit ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Berisha shprehu dhimbjen e madhe për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.
“Megjithëse largohesh nga ne përgjithmonë, për sa kohë ne do jetojmë, do mbetesh i gjallë me veprat, fisnikërinë, përkushtimin, shërbimet e çmuara ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha mes lotësh Berisha nga varrezat e Sharrës.
Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për familjen e Nishanit dhe ndau me ta pikëllimin për humbjen e të dashurit të tyre.
“U prehsh në paqe miku im i dashur, i lehtë qoftë dheu i tokës sonë, lamtumirë”, e përmbylli i prekur Berisha fjalën e tij.
Gjatë kësaj dite u zhvilluan homazhe në nder të tij në sallën “Skënderbeu” të Presidencës.
Zyrtarë të lartë, politikanë, personalitete kombëtarë dhe ndërkombëtarë morën pjesë në ceremoninë mortore në nder të tij.
2 qershori është shpallur “Ditë Zie Kombëtare”, në nder të ish-kreut të lartë të shtetit, Bujar Nishani.
Ky i fundit shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017.
Ai vdiq në moshën 56-vjeçare, për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Lajçaku e Escobari “zhyten thellë” në diskutime