Konsultimi publik i ligjeve ka përmirësuar vendimmarrjen dhe dialogun biznes-institucione, thotë Ibrahimaj
Konsultimi publik i projektligjeve dhe nismave të ndryshme ligjore ka përmirësuar vendimmarrjen dhe dialogun mes biznesit dhe institucioneve.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila në cilësinë e kryetares, mblodhi Këshillin e Investimeve, ku u diskutua mbi efektivitetin e procesit të konsultimit publik në funksion të përmirësimit të dialogut mes sektorit privat dhe qeverisë.
Në fjalën e saj, Ibrahimaj theksoi faktin se konsultimi publik i reformave dhe nismave ligjore në zbatim të tyre është synim dhe në themel të qeverisjes.
Që prej vitit 2014 qeveria ka miratuar projektligjin për konsultimin publik dhe që prej ngritjes së platformës Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për konsultim publik 52 nisma ligjore.
Ibrahimaj tha se procesi i konsultimit publik është zhvilluar edhe përmes tryezave dhe diskutimeve me grupet e interesit, ku janë marrë edhe sugjerimet përkatëse.
Ministrja solli si shembull konsultimin publik të projektligjit “Për faturën dhe sistemin e qarkullimit”, Fiskalizimin, i cili u miratua në formën e tij përfundimtare pasi u morën në konsideratë shumë prej sugjerimeve të aktorëve të përfshirë në procesin e konsultimit.
Me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në vend, sipas saj Ministria e Financave dhe Ekonomis ka ndërmarrë iniciativën e konsultimit publik me sektorin privat dhe dhomat e tregtisë, mbi një sërë rekomandimesh që ata kanë adresuar pranë Këshillit të Investimeve dhe MFE-së.
Një prej rekomandimeve lidhet me zhvillimin e një konsultimi paraprak, përpara se nismat e ndryshme ligjore të hapen zyrtarisht për konsultimin publik.
Po ashtu Ibrahimaj deklaroi se kjo është një praktikë të cilën Ministria e Financave dhe Ekonomisë e ka ndërmarrë për disa projektligje të rëndësishme, në mënyrë që gjatë hartimit të draftit të merren sa më shumë parasysh mendimet e ekspertëve të fushës.
Në këtë aspekt, Ministrja përmendi nismën e fundit ligjore që MFE-ja ka ndërmarrë mbi ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Aktualisht drafti është në fazat e fundit të finalizimit, ku përfshihen edhe marrja e mendimeve në takime me ekspertë të ndryshëm të fushës, dhe së shpejti do të hidhet për konsultim publik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin