Autoritet e Bashkimit Evropian (BE), kanë sekuestruar 23 tonë kokainë. Ajo u zbulua në Gjermani dhe Belgjikë.
Një kompani me qendër në Holandë u dha autoriteteve gjermane një informacion mbi vendodhjen e drogës. Në këtë mënyrë ata gjetën 16 tonë kokainë në portin e Hamburgut më 12 shkurt.
“Asnjëherë më parë nuk është kapur kaq shumë kokainë në të njëjtën kohë”, tha policia holandeze në deklaratën e saj.
Kokaina ishte fshehur brenda kontejnerëve të ardhur nga Paraguai.
Zyrtarët doganorë urdhëruan që kontejnerët të shkarkohen. Ata zbuluan se “përtej një shtrese mallrash origjinale, qëndronin kanaçe të shumta të mbushura me kokainë”.
16 ton kokainë u gjetën përfundimisht në 1 mijë e 700 kanaçe. Secila përmbante tetë pako kokainë me peshë prej nëntë kilogramë secila.
“Hetimet e përbashkëta mundësuan që autoritetet të kapnin dhe 7.2 tonë të tjera kokainë, në portin e Antwerpen-it në Belgjikë”, thanë zyrtarët e doganës gjermane.
Droga ishte e fshehur në blloqe druri. Sipas policisë holandeze sasia kishte si destinacion Holandën.
Gjatë këtij aksioni u arrestuar një 28 vjeçar, pronar i një kompanie importi në qytetin kryesor portual të Roterdamit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
5 njësi të Ushtrisë Izraelite përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, thonë SHBA-të
-
Në prag të zgjedhjeve: Cilat janë grupimet evropiane
-
Të paktën 2 të vdekur në Odessa nga një raketë ruse, goditet edhe kështjella
-
Guerot: Kosova nëse do t’i rrisë gjasat për anëtarësim në KiE ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës