Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, shtrenjtimi i rrymës nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, ka qenë i domosdoshëm, pasi sipas tij nga ky shtrenjtim janë prekur vetëm ata qytetarë që kanë shpenzuar më shumë sesa që duhet.
“Kur na ka zënë kriza, i kemi pasur dy opsione, shtrenjtimi i rrymës të gjithëve nga pak, ose shtrenjtimi i energjisë për ata që shpenzojnë më së shumti, dhe Rregullatori ka vendosur për opsionin e dytë. Cila është logjika që ne t’i subvencionojmë shtresat e pasura?”, ka pyetur ai.
Në anën tjetër Partia Demokratike të Kosovës, ka kërkuar që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dalë publikisht e të kërkojë falje ndaj qytetarëve të vendit, për qasjen e saj karshi zhvillimeve me faturat e energjisë elektrike, sidomos pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas Deliut bordi i ZRRE-së “po abuzon me detyrën zyrtare”, pasi po refuzon ta zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me çështjen e shtrenjtimit të rrymës,
“Një bord normal, së paku do të duhej të jepte dorëheqje, ndërsa ne sot kur po flasim, bordi i ZRRE-së është ankuar në Gjykatën Supreme”, ka shtuar ajo.
Muja i zëshëm ishte edhe për kërkesën e tërheqjes së një pjese të kursimeve pensionale nga Trusti, ai duke kundërshtuar një iniciativë të tillë ka thënë se nga tërheqja përfitojnë vetëm të pasurit.
“E njëjta është edhe te Trusti. Kërkesa për Trustin e ka qëllimin që të përfitojnë 60 mijë qytetarë, kryesisht shtresa të pasura të shoqërisë. Pra, janë bërë disa milionerë këtu që kanë qenë në pushtet qe një dekadë, tash iu është shtrenjtuar rryma edhe po ankohen. Villat edhe veturat e shtrenjta le t’i financojnë vetë”, tha ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Osmani kujton Betejën e Çabratit dhe 100 civilët e vrarë: Vendosja e drejtësisë është angazhimi ynë i vazhdueshëm
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve