Trajneri i Roma-s, Jose Mourinho, ka folur para sfidës finaliste në Conference League, të cilën do e ketë përballë Feyenoord-it.
Portugezi foli në podcast “Soccerbible”, rreth eksperiencës dhe mikpritjes që i kanë bërë tifozët që nga 4 maj 2021. Për “Special One” u përmend edhe kupa që do të luhet nesër në Tiranë.
“Kur arritëm në gjysmëfinale e kuptova se sa e rëndësishme ishte. Tifozët dhe stadiumi e prisnin këtë moment”, tha Mourinho.
“Ata janë një popull dhe qytet i veçantë dhe meritojnë njerëz të veçantë që e vënë veten në shërbim të tyre”.
“E them të veçantë sepse na përfshijnë në emocionet e tyre, i kuptojmë dhe bëhemi pjesë e tyre. Ne kemi krijuar një ndjeshmëri që shkon përtej rezultateve”, përfundoi portugezi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet