Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.
Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.
Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj.
Rrudhani, Kurtulus dhe Sahiti për herë të parë janë grumbulluar dhe trajneri Giresse do të shpresojë në kontributin e madh për këtë muaj të ngjeshur, por që janë rikthyer edhe Arbër Zeneli e Benjamin Kololli.
Ndërsa befasuese kanë qenë mos ftesa për Florent Hadërgjonajn, Elbasan Rashanin, Astrit Selmanin dhe Bersant Celinën.
Kurse, edhe këtë radhë ftesë nuk do të ketë për Leart Paqaradën, i cili kaloi një sezon shumë të mirë me St Pauli-n e ligës së dytë të Gjermanisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve