Numri i të vdekurve nga stuhitë e fuqishme në dy provincat më të populluara të Kanadasë është rritur në të paktën tetë, thanë autoritetet të dielën, ndërsa ekuipazhet e emergjencës vazhduan një pastrim masiv për të rivendosur energjinë për gjysmë milioni njerëz.
Stuhitë, të cilat zgjatën më shumë se dy orë pasdite të së shtunës, lanë një gjurmë shkatërrimi në disa pjesë të Ontarios dhe Quebec.
Erërat e forta deri në 132 km/h rrëzuan pemë, shkulën shtyllat elektrike dhe shumë kulla metalike të transmetimit, thanë kompanitë e shërbimeve.
Kompanitë e energjisë elektrike po përpiqeshin të dielën për të rivendosur linjat e transmetimit. Shumica e vdekjeve nga stuhitë ndodhën kur njerëzit u goditën nga rrëzimi i pemëve, deklaruan autoritetet.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se Qeveria federale ishte e gatshme të ndihmonte personat në nevojë.
Hydro One, kompania më e madhe e shpërndarjes së energjisë elektrike në Ontario, në një postim në Twitter lajmëroi se ekuipazhet po reagonin ndaj dëmeve të konsiderueshme.
Ekuipazhet e Hydro One kishin rikthyer energjinë për më shumë se 360 mijë klientë, me mbi 226 mijë klientë të mbetur pa energji, tha kompania në një deklaratë të dielën vonë.
Përpjekjet e restaurimit ka të ngjarë të vazhdojnë për disa ditë përpara se të rikthehej energjia për të gjithë klientët, tha kompania.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”