Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thërritur një takim urgjent të premten për të diskutuar shpërthimin e fundit të lisë së majmunëve.
Kjo e fundit, është një infeksion viral i zakonshëm në Afrikën perëndimore dhe qendrore.
Por, më shumë se 100 raste janë konfirmuar ose dyshohen në Evropë.
Lajmin e bëri të ditur agjencia “Reuters”.
Autoritetet gjermane e përshkruan si “shpërthimi më i madh ndonjëherë në Evropë”.
Rastet janë konfirmuar në të paktën pesë vende – Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Portugalia, Gjermania dhe Italia – si dhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi.
E identifikuar fillimisht te majmunët, sëmundja zakonisht përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe rrallë është përhapur jashtë Afrikës, kështu që kjo seri rastesh ka shkaktuar shqetësim.
Megjithatë, shkencëtarët nuk presin që shpërthimi të evoluojë në një pandemi si COVID-19.
Lija e majmunëve është zakonisht një sëmundje e lehtë virale, e karakterizuar nga simptoma të etheve si dhe një skuqje e veçantë me gunga.
Nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunëve, por të dhënat tregojnë se vaksinat që janë përdorur për të zhdukur linë janë deri në 85 për qind efektive kundër lisë së majmunëve, sipas OBSH-së.
Që nga viti 1970, rastet e lisë së majmunëve janë raportuar në 11 vende afrikane.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Këshilltarët bashkiakë të opozitës propozojnë shtimin e tre pikave në rendin e ditës
-
Paralajmërimi i Bislimit për luftë korrektohet nga mediumi ukrainas
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
KP urdhër KPA: Ndryshoni vendimin për Aflred Ballën, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë
Lajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku