Ekipi i mbrojtjes i Hysni Gucatit përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se aktgjykimi i është i gabuar nga Gjykata Speciale, pasi kryetari i Organizatë së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Hysni Gucati është dënuar me 4 vite e gjysmë burgim.
“Për më tepër, ne e ndajmë mendimin se dënimi i shqiptuar është dukshëm i tepërt dhe përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara në ndonjë tjetër rast të krahasueshëm. Ne po ashtu do të ushtrojmë ankesë kundër dënimit”, thuhet në reagim.
“Në varësi të këtyre ankesave, pasoja e aktgjykimit fajësues dhe e dënimit të shqiptuar është se Gucati me gjasë do të ngelet në burg derisa prokuroria të mbyllë rastet e tyre për të gjitha aktakuzat tjera aktualisht në Dhomat e Specializuara”.
Sipas reagimit, “është aksiomatike që dënimi duhet të jetë proporcional me sjelljen e të akuzuarit dhe të mos llogaritet me referencë a të orareve të rasteve tjera”.
“Trupi gjykues deklaroi se vendimi i tyre është vendim i popullit të Kosovës. Populli i e njeh historinë e vet. Ne nuk do të lejojmë që të rishkruhet historia. Aktgjykimi i sotëm nuk është fillimi i fundit – ky është vetëm fundi i një fillimi”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Tension në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, qytetarët heqin kordonin policor
-
Putini betohet në mandatin e tij të pestë si president
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet