Gjatë së hënës në Beograd u njoftua për disa alarme bombash në lokacione të ndryshme. Më vonë doli se ishte një alarm i rrejshëm, por kaq ka mjaftuar për ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, që të dal para mediave për të ndërtuar konspiracionin e radhës.
Sipas Vulin, alarmet për bomba nuk ishin të rastësishme. Ato përbëjnë “një luftë speciale” kundër Serbisë dhe bazën, sipas tij, e kanë në vende të ndryshme evropiane.
“Qëllimi thelbësor i të gjitha sulmeve ndaj Serbisë është të ndalojë ndjekjen e një politike të pavarur dhe të marrë vendime nën presion dhe frikë”, deklaroi ai, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Sipas ministrit serb, kërcënimet vijnë “nga vende të ndryshme evropiane”.
“Sulmet ndaj vendit tonë nuk janë iniciuar apo kryer nga asnjë individ, janë sulme masive, të organizuara dhe shumë të shtrenjta hakerësh, të drejtuara nga qendra të ndryshme të luftës hibride”.
Vulin njihet për pretendime të pabazuara në deklarimet e tij. Ai është nga ministrat serb që kryesisht lëshohet në konspiracione me idenë e një lufte speciale kundër Serbisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”