Jetojmë në një kohë, ku të bërit shumë punë njëherësh nuk përbën më habi. Kemi dëgjuar se sa më shumë punë të kryejë një njeri njëkohësisht, aq më i aftë është dhe aq më shumë e ndihmon trurin për të qenë aktiv, kreativ e të përforcojë kujtesën.
Në fakt, ky mendim është i gabuar. Një studim i kryer në Universitetin e Kalifornisë tregoi se ngarkesa me disa angazhime njëkohësisht, ndikon negativisht në kreativitet, ul përqendrimin, dobëson kujtesën dhe ul nivelin e performancës në punë.
Në një studim të kryer ku morën pjesë 200 studentë, iu caktua si detyrë të mbanin mend 120 fjalë të shfaqura në një ekran. Grupi i parë i studentëve i shihnin fjalët pa ndërhyrje, grupi tjetër me një muzikë të famshme në sfond, ndërsa një tjetër grup me një këngë të papublikuar. Kur u pyetën për fjalët që mbanin mend, ata që nuk kishin muzikë në sfond, mbanin mend më shumë të tilla.
Ndaj rekomandohet të mos e mbingarkoni trurin.
Sikurse është konstatuar në përfundim të studimit, mbingarkesa e trurit me informacion e aktivitete në një periudhë afatgjatë mund të shkaktojë probleme në përqendrim, kujtesë e kreativitet. Ndaj, ndajini gjërat dhe kushtoni secilës kohën e duhur, pasi kjo do të sjellë rezultate më të mira.
A e dini se… ?
Të mos mbingarkosh veten me shumë angazhime njëkohësisht mund të shmangë shfaqjen e dhimbjeve të shpeshta të kokës, arsye e të cilave nuk dihet mirë, por stresi është faktor favorizues.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dasma e vitit në Portofino, do të martohet miliarderi indian Anant Ambani
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Divorci i Britney Spears dhe Sam Asghari u finalizua ndërsa gjyqtari nënshkruan marrëveshjen e zgjidhjes
-
Lionel Richie thotë se mbreti Charles “po përparon mirë” mes trajtimit me kancer
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës