Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, në një deklaratë për mediat nga qyteti i Shkodrës, u shpreh se banorët e përmbytur në zonën e Nën Shkodrës duhet të dëmshpërblehen nga Bashkia e qytetit.
Sipas saj dëmshpërblimi duhet të bëhet nga fondi i emergjencave civile të Bashkisë Shkodër, me drejtuese Voltana Ademi.
Ky fond është 4%, por Ekonomi u shpreh se nëse do të ketë nevojë për fond shtesë, atëherë do të shqyrtohet nga ana e qeverisë.
“Bashkia duhet të bëjë të gjitha vlerësimet”, theksoi ajo.
Ministrja ishte në Shkodër për t’i dhënë kartën e parë të naftës falas fermerit nga Malësia e Madhe, i cili është i pari që aplikoi në e-Albania për naftën falas.
I gjithë aktiviteti u zhvillua në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Shkodër.
Fermerët përfitojnë naftë falas sipas strukturës së mbjelles që kanë dhe mekanizimit që bëjnë në sipërfaqen e mbjellë me një kulturë të caktuar bujqësore. Ky proces nisi në janar të këtij viti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Pashkët Ortodokse sjellin fluks në pikat kufitare, dhjetëra mijëra kalime në 24 orë drejt Greqisë
-
Kryepeshkopi Janullatos uron Pashkën Ortodokse: Mesazhi i Krishtit kumbon në mes të melankolisë së luftës në Gaza, Ukrainë dhe vende të tjera
-
Aksident në Rrugën e Arbrit, radhë kilometrike e krijuar