Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar procesin e vaksinimit, të martën në Qendrën e Vaksinimit në Arenën Kombëtarë.
Ekipi i Urgjencës Kombëtare dhe mjekët e familjes në Tiranë, janë ata që po vaksinohen me dozën e parë të vaksinës antiCOVID, sipas planit të Qeverisë. Ndërsa vijon vaksinimi me dozën e dytë të mjekëve të QSUT dhe disa spitaleve bashkiake.
“Brenda kësaj jave do të përmbyllet vaksinimi i mjekëve të familjes pastaj do të zhvillohet procesi i vaksinimi me të gjithë stafin mjekësor”, është shprehur Manastirliu.
Ministrja ka njoftuar se procesi i vaksinimit do të vijojë me të moshuarit ku do të vaksinohen të gjithë të moshuarit me moshën mbi 80 vjeç. Mjekët e familjes do të njoftojnë të moshuarit për fashave të ndara sipas grupmoshës dhe sipas sëmundshmërisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Prokuroria kërkon nga KLGJ verifikimin e figurës së Irena Gjokës
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Kosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së