PD-ja s’gjen kuorumin e duhur për mbledhjen e kryesisë, Salianji kundër draftit të Alibeajt
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një prononcim për mediat, ka deklaruar se edhe këtë të hënë 9 maj nuk do të ketë mbledhje kryesie.
Gjithashtu, ai ka kundërshtuar edhe draftin e kryetarit të mandatuar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për presidentin e ri.
Arsyeja, u shpreh ai, është se nuk është formuar kuorumi i duhur për mbajtjen e mbledhjeve.
“Edhe sot nuk pati mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar. Ka pasur përpjekje nga mua që të përfshiheshin në mbledhje edhe deputetë të PD-së, të Rithemelimit. Ka pasur dakordësi nga zoti Boçi në emër të tyre. Rrjedhimisht s’ka mbledhje, sepse s’ka kuorum”.
Ndër të tjera, Salianji u shpreh kundër draftit e Enkelejd Alibeajt se presidenti i ri të mos ketë angazhim politik në 5 vitet e fundit.
Kjo, sipas tij, “do të thotë t’i shkosh mbrapa Ramës”.
“Dua të besoj që është naivitet politik të thuash që presidenti i ri nuk duhet të jetë në politikë në 5 vitet e fundit, do të thotë t’i shkosh mbrapa Ramës. Grupi Parlamentar i PD-së mendon që Presidenti duhet të jetë politik”.
“Shikoni në Itali, Mattarella vjen nga një eksperiencë e gjatë politike. Të gjithë mund të bien dakord për atë pensionistin me biçikletë. E gjitha kjo bën të zhvendoset vëmendja”, tha Salianji.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare