Apple ka vazhduar me planet e saj për të filluar publikimin e manualeve të riparimit për disa nga produktet e saj, përveç shitjes së pjesëve dhe veglave në internet.
“Qëllimi”, tha kompania, “është t’u lejojë pronarëve të iPhone një mënyrë alternative për të riparuar pajisjet e tyre”.
Programi i ri i gjigantit të teknologjisë, i quajtur Self Service Repair, po fillon për klientët amerikanë me linjën e telefonave inteligjentë iPhone 13 të Apple, iPhone 12 dhe iPhone SE të ri.
Klientët i bashkohen më shumë se 5 mijë Ofruesve të Shërbimit të Autorizuar të Apple (AASP) dhe 2 mijë e 800 Ofruesve të Pavarur të Riparimeve që kanë akses në këto pjesë, vegla dhe manuale.
Apple tha se e projektoi programin për t’u ofruar njerëzve të aftë qasje në të njëjtat pjesë, mjete dhe udhëzime që u jep teknikëve.
Programi “bëje vetë” i Apple vjen në një kohë kur ajo dhe industria më e madhe e teknologjisë janë nën presion për t’u lejuar njerëzve të zgjedhin të riparojnë pajisjet e tyre në shtëpi për kosto më të ulëta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës