Bërnabiq për Kurtin: U befasova nga deklaratat e tij se dialogu është vetëm në vendin e gjashtë të prioriteteve
“Cilësia e jetës së gjithë qytetarëve në Kosovë dhe Metohi varet nga dialogu me Beogradin dhe për këtë arsye u befasova nga deklaratat e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që tha se dialogu është vetëm në vendin e gjashtë apo shtatë në prioritetet e tij”, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq për televizionin serb “TV Happy”, raporton Tanjug.
Sipas Bërnabiq, “cilësia e jetës së qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe për këtë arsye ajo është e befasuar që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk e ka prioritet dialogun”.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fushatës parazgjedhore ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është në mesin e tre prioriteteve të tij qeverisëse.
“Sipas të gjitha matjeve të opinionit dialogu me Serbinë nganjëherë janë prioriteti i gjashtë e ndonjëherë i shtati”.
“Kurrë s’janë tri të parat. Unë duhet t’i përgjigjem qytetarëve”, kishte deklaruar Kurti.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 47 për qind të votave, pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato me postë. Kurti ishte kandidat i VV-së për kryeministër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Knaus konsideron se draft-statuti aktual ‘shkel’ Kushtetutën e Kosovës dhe kapërcen ‘vijat e kuqe’ të SHBA-së
-
Kërkohet vazhdimi i masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit
-
Krivaqa dënohet me 4 vjet burgim për veprën penale “Grabitje”
-
Shala thotë se KEK-u është duke pasur rënie, pyet se kush duhet të jap përgjegjësi
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kërkohet vazhdimi i masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit