Shifrat e infeksionit me coronavirus, kanë filluar të rriten sërish në Gjermani. Kjo ka nxitur një frikë të re nëse masat do të shtrëngohen.
Qendra e kontrollit për sëmundjet në vend, raportoi të dielën një mijë e 562 raste më shumë se një javë më parë.
Sidoqoftë, shkollat në 10 nga 16 shtetet federale të Gjermanisë, do të rihapen të hënën.
Ekspertët kanë fajësuar variantet e reja të virusit për rritjen e numrit. Këto variante besohet se janë më infektuese.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, u shpreh se Gjermania ishte në një “fazë të vështirë” dhe pranoi se të gjithë ishin të lodhur pas 12 muajsh betejë.
“Një fëmijë i cili është 10 vjeç tani, ka kaluar një të dhjetën e jetës së tij në pandemi”, theksoi ai.
Spahn tha se ishte shumë e rëndësishme për shoqërinë që qendrat e kujdesit ditor dhe shkollat fillore të rihapeshin.
Politikanët gjithnjë e më shumë, kanë qenë të vendosur t’i japin përparësi mësuesve për vaksinimin. Kjo në mënyre që të kufizohen pasojat e rihapjes së shkollave.
Shoqata kombëtare e mësuesve ka bërë thirrje për masa të mëtejshme mbrojtëse dhe caktimin e vaksinave me përparësi për mësuesit.
Mësuesit të cilët tani po kthehen në klasat e shkollës fillore dhe të mesme “duhet të jenë në gjendje të marrin vaksinimin preferencial”, shprehet kryetari i shoqatës së mësuesve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Moska tregon tanket e armikut: “Perëndimi na sfidon, ne fitojmë”
-
Zbardhen detaje tronditëse në Shkodër, nëna me 3 fëmijët mund të jenë vetëvrarë nga dhuna sistematike e bashkëshortit
-
Osmani uron Pashkët ortodokse: Kjo festë le të sjellë paqe e harmoni mes njerëzve
-
Tragjike në Shkodër – Zhduket nëna me 3 fëmijët, një i mitur gjendet i pajetë në lumin Drin
Lajmet kryesore
-
Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Marrëveshja Izrael-Hamas, politologu Ian Bremmer: Biden ishte shumë i ngadalshëm, për të një marrëveshje është jetike, por ne jemi larg fundit
-
Nga Ocasio-Cortez te Sanders, ata demokratë që konkurrojnë Biden-in